Padyshim që Anxhela Peristeri është një prej zërave më të mire shqiptarë, e ndërkohë që e njohim mjaft mire repertorin e saj, për sa i përket jetës së saj private ajo ka mbetur mjaft diskrete. Ajo nuk ka folur kurrë publikisht për ndonjë histori dashurie duke mos na lënë vend për shumë komente. Megjithatë pak ditë më parë kur dikush nga ndjekësit e pyeti se si është të jesh beqare pas të 30-ave këngëtarja u përgjigj: “ As beqare, as e lidhur, thjesht në pritje të diçkaje reale”.
Mesa duket këngëtarja e paska pasur fjalën për diçka më shumë, domethënë një fejesë. Në foton e postuar së fundmi në Instagram bie në sy se këngëtarja mban në gisht një unazë fejese. Unaza është e thjeshtë dhe me një gur në mes, gjë që na bën të dyshojmë se Anxhela është fejuar.