Anxhela Peristeri ka shumë vite që është pjesë e skenës muzikore shqiptare dhe është ndër ato artiste që pavarësisht kohës që kalon mbetet po e njëjta. Madje fansat e saj nuk ngurrojnë t’i vënë në dukje se sa më shumë kalojnë vitet, aq më shumë ajo rinohet. Megjithatë duket se kjo gjë Anxhelës nuk i pëlqen shumë dhe ka një përgjigje për të gjithë ata që i thonë se sa vjen e rinohet.
Ajo ka treguar pa më të voglin hezitim moshën e saj të vërtetë, që askush të mos ngatërrohet më. “Për të gjithë ata që më shkruajnë sa vjen e rinohesh ose që ngatërrohen me moshën time për shkak të viteve të shumta në skenë jam 33 vjeçe dhe as jam rinuar e as jam plakur, jam thjesht në lule të moshës. Ju dua shumë!”, ka shkruar Anxhela në ‘Instagram’.Kujtojmë se së fundmi Anxhela ka publikuar këngën “Maraz”, që u prit shumë mirë nga fansat e saj.