Anxhela Martini nuk duket më njëlloj pas martesës, çfarë ka ndodhur me fytyrën e saj

Showbiz

anxhela

E veshur me një fustan të zi transparent, që i theksonte linjat perfekte, modelja e njohur me origjinë shqiptare Anxhela Martini do të zgjidhte mënyrën më ekstravagante për t’i dhënë fund beqarisë dhjetorin që lamë pas. Sigurisht që ky lajm do të habiste shumëkënd duke patur parasysh që për jetën e saj private dihen shumë pak gjëra. Por fotot e publikuara në Instagram në krah të milionerit rumun Dragos Savulescu, do të ishin prova e qartë që ata ishin martuar. E për një çift të ‘’çmendur’’ si ata, Las Vegas-i ishte zgjedhja perfekte.

Fotografitë e postuara herë pas here në profilin e saj, tregonin se Anxhela dhe Dragas po shijonin jetën bashkëshortore mes udhëtimeve të ndryshme dhe luksit. E fundit është unaza me çmim marramendës, plot 420 mijë franga që Anxhela mori nga bashkëshorti pak ditë më parë. Por në një video të postuar në Instagram, vëmë re se ka ndryshuar edhe diçka në fytyrën e saj.

Anxhela ka pasur një fytyrë tipike midis formës katrore dhe asaj drejtkëndore, me një nofull katrore më të gjerë se gjerësia e ballit, mollëza të theksuara dhe mjekër jo me majë, por paksa ovale. Mirëpo duke parë fotot e fundit që ajo ka postuar, kuptohet se i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në zonën e nofullës, për ta bërë atë më të rregullt dhe në përputhje në pjesët e tjera të fytyrës.

 

640 0 5b604b8e40610 1