Anwar Hadid i dhuron Dua Lipës këtë dhuratë të çmuar në ditën e lindjes së saj…

Showbiz

Dua ka lindur në 22 gusht të vitit 1995 në Londër, nga prindërit Dukagjin dhe Anesa Lipa.
Karriera e saj muzikore nisi në moshën 14 vjeçare, kur filloi të publikonte këngë cover nga artistë të tjerë në YouTube. Në vitin 2015, ajo u nënshkroi me Warner Music Group dhe shumë shpejt lancoi këngën e saj të parë.


Ajo ka publikuar në InstaStory një nga dhuratat e para që ka marrë në ditëlindjen e 24-të, e që është një gur i çmuar nga i dashuri i saj.
Dua në fillim të këtij muaji ishte prezente në Kosovë bashkë me të atin e saj, Dukagjin Lipa, ku dhuruan fonde për ndërtimin e një akademie të quajtur “Sunny Hill”, ashtu si edhe festivali që i ati i saj organizon tashmë prej dy vitesh!