Anwar bën rrugëve të New York gjestin më të ëmbël për Dua Lipën

Showbiz

Prej disa muajsh, Dua Lipa, po shijon romancën e saj të re me vëllain e motrave Hadid, Anwar-in.
Ata janë bërë thuajse të pandashëm dhe fotografohen në çdo vend së bashku.
Madje, Dua ishe e pranishme edhe në festën e ditëlindjes së motrës së Anwar-it, Bella-s, në New York.
Modelja kishte zgjedhur të kishte pranë vetes personat më të afërt dhe mes tyre nuk mungoi as këngëtarja shqiptare. Paparacëve nuk u ka shpëtuar çifti i ri, i cili pas festës së ditëlindjes, ka dalë rrugëve të New York-ut.


Ata janë fotografuar teksa ecnin për dore dhe sigurisht  na e tërhoqi vëmendjen gjesti i bukur i Anwar-it për Duan. Mesa duket, Dua kishte ftohtë dhe 20-vjeçari i ka dhënë asaj xhupin e tij për ta veshur. Një gjest i vërtetë kavalierësh, me të cilin Anwar-i na i fitoi akoma më shumë zemrat!
Më pas, dyshja është përqafuar në rrugë duke buzëqeshur, ndërsa në sytë e tyre lexohej si gjithmonë lumturia.