Anullohet koncerti i ‘Backstreet Boys’/ Nick Carter akuzohet për përdhunim

Showbiz

Nick Carter, një nga pjestarët e grupit “Backstreet Boys”, që çmendi adoleshentët e viteve ’90, akuzohet se ka përdhunuar një fanse në vitin 2001. Avokati i tij, i ka cilësuar pretendimet e pavërteta, por lajmi shokues ka bërë që shfaqja spciale e Krishtilindjeve që ishte regjistruar posaçërisht për festat e fundvitit nga grupi i famshëm, të anulohej menjëherë. Vendimi erdhi pas lajmeve se një grua ka paditur vokalistin e grupit, duke pretenduar se ai e përdhunoi atë gjatë një turneu të vitit 200, kur ajo ishte 17 vjeç. Para disa ditësh në Las Vegas u ngrit një çështje civile nga Shannon Ruth, e cila tani është 39 vjeçe.  Ajo tha se kishte ndjekur nga afër një koncert të grupit në vitin 2001. Avokati i saj Mark Boskovich kishte deklaruar  se sulmi ndodhi pasi ajo kishte qëndruar në radhë për një autograf pas një koncerti në Tacoma, Uashington.

Nga ana tjetër, avokati i Carter, Michael Holtz, u përgjigj në një deklaratë për mediat amerikane duke thënë se ky pretendim që supozohet se ka ndodhur më shumë se 20 vjet më parë, është  jo vetëm ligjërisht i pavlerë, por edhe krejtësisht i pavërtetë. “Fatkeqësisht, prej disa vitesh, zonja Ruth është manipuluar për të bërë pretendime të rreme për Nick dhe ato pretendime kanë ndryshuar në mënyrë të përsëritur me kalimin e kohës.”

Shfaqja me protagonistë pjesëtarët e grupit “Backstreet Boys”: Nick Carter, AJ McLean, Kevin Richardson, Brian Littrell dhe Hoeie Dorough, pritej të sillte hite nga albumi i tyre i 10-të.