Anjeza Shahini u bë nënë për here të parë pak javë më herët. Ajo e publikoi lajmin e bukur më datë 8 të këtij muaji duke treguar lumturinë që provoi duke festuar ditën e gruas, për herë të parë në statusin e një nëne. E vogla që erdhi në jetë u pagëzua me emrin Viktoria dhe po rritet e shëndetshme pranë nënës dhe babait të saj.Pak minuta më parë, Anjeza ka publikuar sërish disa foto të vajzës së saj, këtë herë paksa më të dukshme, megjithëse është kujdesur ta fshehë imazhin e së voglës.
Në njërën prej tyre e bija sapo është larë dhe këngëtarja ka zgjedhur ta ndajë me ndjekësit këtë moment, si një nga më të bukurit që ka shansin të provojë një nënë.Ndërsa foto tjetër është shkëputur nga një shëtitje e Viktorias me të ëmën. “Le t’i vëmë në lëvizje këto rrota”,-shkruan ajo në foton në fjalë duke ju referuar karrocës. Megjithëse nuk duket shumë mirë për shkak të veshjes, Anjeza i është rikthyer formave të periudhës para shtatzënisë dhe duket shumë mirë.Kujtojmë se këngëtarja e ka mbajtur të fshehtë shtatzëninë për një kohë të gjatë. Ajo jeton në Angli pas martesës me diplomatin Paul Edward Conolly, me të cilin tashmë ka krijuar familjen e saj të vogël.