Anjeza Shahini dhe bashkëshorti i saj, diplomati angel Paul Edëard Conolly do të kurorëzonin dashurinë e tyre në një ceremoni private në Toskanë në shtator të vitit 2015. Artistja shqiptare mbajti “sekret” të dashurin, dasmën e deri tani paska fshehur nga sytë e publikut online edhe shtatzënisë. Duket qartë që Anjeza nuk është e etur për vëmendje, por në javën e 20-të të shtatzënisë ajo eshtë mëse e lumtur ta japë këtë lajm ! Shahini është shtatzënë për herë të parë! Lajmin për pritjen e ëmbël e bëri të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi në profilin e saj në “Instagram”, ku justifikon edhe mungesën e saj në rrjetet sociale.
“A duket barku im i madh me këto? Kërkoj ndjesë për mungesën në ‘Facebook’ dhe ‘Instagram’ miqtë e mi, por siç e shikoni kam qenë pak e ngarkuar.” – shkruan këngëtarja shqiptare, krahas fotos ku shfaqet e veshur me një palë rroba banje trup në ngjyrë të zezë dhe qartazi i dallohet barku i rrumbullakosur.
Anjeza ka pritur deri në muajin e katërt për të ndarë këtë lajm të gëzueshëm me të gjithë miqtë e saj.