Anjeza Shahini u bë nënë e një vajze dhe po përjeton momentet më të lumtura në jetë. Edhe pse e vogla ka ende nevojë për përkujdesje, këngëtarja shqiptare ka gjetur hapësirë gjatë ditës për t’ju rikthyer punës.
Siç ka zbuluar më herët, Anjeza është trajnere vokali e talenteve të rinj dhe bashkëpunon me studio dhe televizione të ndryshme që kanë lidhje me muzikën. Ajo ka publikuar pak minuta më parë një grup fotosh të disa prej të rinjve anglezë që kanë dhënë audicione para saj dhe pjesëtarëve të tjerë të jurisë për t’u bërë pjesë e një shfaqjeje televiziveve. Anjeza i komplimenton të rinjtë që me pasion duan të nisin karrierën për të prodhuar muzikë të mirë.