Anjeza Shahini i përlot të gjithë me dedikimin për babain e saj të ndjerë

Showbiz

anjzjasha.jpg
Me anë të një postimi në Instagram, Anjeza ka bërë një dedikim prekës për të atin, i cili sot do festonte 65 vjetorin. Këngëtarja ka publikuar në foto të babait të përqafuar me nënë e saj, teksa tregon se i mungon prania e tij.
‘Sot babushi do festonte 65 vjetorin dhe me siguri, në këtë orë, ne do ishim mbledhur në tavolinë të gjithë, e do këndonim gjithë natën. Na mungon zëri i tij, fjala e tij e mencur, edhe kolla e tij, që e dëgjonim që kur hynte në shkallë, por nuk na mungon dashuria dhe kujdesi I babushit tonë, sepse e ndjejmë pranë në cdo hap të jetës tonë’, shkruan Anjeza.