Anila Çela gati të nisë projektin e ri: Kush do e marrë programin e pasdites?

Showbiz

anilaaaa
Prej ditës së djeshme është zbuluar se moderatoren e njohur Anila Çela do e shohim në një tjetër format televiziv. Bëhet fjalë për programin “Nga e Para”, i cili do të rikthehet në “Vizion Plus”, por me një tjetër prezantuese. Për Anilën kjo është eksperienca e parë televizive në një format të tillë. Pasi u bë i ditur ky lajm pyetja që vjen natyrshëm është: Kush do e drejtojë programin e pasdites në vend të saj?Drejtimi i “Vizioni i Pasdites” do t’i besohet këngëtares së njohur Evi Reçi.

166C2C6E C024 40F7 952F C2D21B05EAB6

Mbase ka nga ata që nuk e dinë, por bukuroshja e njohur e ekranit ka pasur edhe eksperienca të tjera në fushën e gazetarisë. Ajo ka punuar në radio dhe në një gazetë italiane disa kohë më parë. Siç duket, Evi ka vendosur t’i përkushtohet edhe më shumë pasionit për gazetarinë dhe hapi i radhës është pikërisht programi i pasdites në “Vizion Plus”. Pas këtij lajmi vihet në dyshim edhe angazhimi i përhershëm i këngëtares së njohur me projekte muzikore. Mbetet për t’u parë nëse do të kemi edhe më tej këngë të reja nga ajo.