Aktorja e bukur Angelique Boyer ka vendosur të tërhiqet përkohësisht nga ekrani pas plot 16 viteve karrierë artistike dhe sukseseve të mëdha në ekran. Boyer ka vendosur të bëjë një pushim pas serialit të fundit “Imperio de Mentiras”.
Protagonistja e shumë telenovelave spanjolle, të transmetuara në dhjetëra vende të botës, pasi mbaroi xhirimet e projektit të fundit, “Imperio de Mentiras”, në të cilin luajti së bashku me aktorin Andrés Palacios, do të tërhiqet përkohësisht nga televizioni të paktën për një vit. Arsyet e këtij vendimi, aktorja nuk i bën publike, por thjesht dëshiron që t’i jape vetes një pushim të gjatë.
“Edhe nëse nuk dua, duhet t’i jap vetes një pushim. Në ekran nuk do të jem, të paktën për një vit”,– tha Angelique në një intervistë të fundit për mediat vendëse.
Kjo është hera e parë që aktorja bën një deklaratë të tillë në karrierën e saj të gjatë.