Angelique Boyer dhe Sebastian Ruli zgjedhin t’i bëjnë këtë dedikim njëri-tjetrit!

Showbiz

angelique sebast

Aktorët e njohur spanjollë, Angelique Boyer dhe Sebastian Ruli, kanë publikuar me rastin e festës dedikuar dashurisë, disa fjalë për njëri-tjetrin. Krahas fotove shumë speciale secili prej tyre ka gjetur mënyrën për të emocionuar partnerin. Aktorja ka zgjedhur të shkruajë: “Nuk më mjafton një ditë për të kujtuar sa shumë të dua. Janë 365 ditë plot mundësi për të të bërë të ndjesh sa shumë rëndësi ke për mua. Sebastian Rulli faleminderit për vitet më të lumtur të jetës sime. Të dua me gjithë qenien time”.

52071502 646513589136588 515051614847893504 n

Ndërsa partneri i saj, krahas fotos shumë speciale shkruan: “Sa bukur është të kesh dikë që të lejon të jesh vetvetja, që të mbështet, që të shoqëron dhe të pranon siç je. Gëzuar ditën e dashurisë dhe miqësisë, kukulla ime e vogël dhe e bukur. Jeta ime, qielli im, gruaja ime”.Edhe njëherë tjetër Sebastian dhe Angelique kanë marrë pafund vëmendje dhe kanë dhuruar shumë dashuri për njëri-tjetrin. Dy aktorët janë të njohur për pjesëmarrjen në disa telenovela spanjolle ku mund të përmendim “Tre Anat”, serial të cilin e keni ndjekur në Tring. Pikërisht nga bashkëpunimet lindi edhe lidhja e tyre disavjeçare. Ata janë një nga çiftet më të komentuar dhe më të dashur për publikun.

Screenshot 6 17