Ndarja mes Angelina Jolie dhe Brad Pitt mund të ketë qenë më e hidhur nga sa mendohet. Aktorja thuhet se i ka thënë djalit 15-vjeçar Pax se babai i tij “kurrë nuk ka dashur të të adoptonte”, kjo sipas një burimi të Us Weekly.43-vjeçarja gjithashtu i ka thënë djalit në nerva e sipër se Brad ‘ishte i acaruar’ që ajo kishte vijuar më tej me procedurat e birësimit. “Marrëdhënia e dyshes është dëmtuar edhe pse Brad ka mohuar ta ketë thënë diçka të tillë”.Burimi pretendon se Brad ka qenë i shqetësuar për procedurat e adoptimit të një fëmije 3-vjeçar i cili nuk fliste anglisht dhe që po vinte në më pak se 1 vit pasi çifti mirëpriti Shiloh në një kohë të vështirë për çiftin.
Në fund të muajit të kaluar, avokatët zbuluan se çifti më në fund kishte arritur në një marrëveshje kujdestarie për 6 fëmijët e tyre: Maddox, 17, Pax, 15, Zahara, 13, Shiloh, 12 dhe binjakët dhjetëvjeçarë Vivienne dhe Knox.Angelina thuhet se donte kujdestarinë e plotë, por vendosi të ndajë kujdestarinë fizike dhe ligjore për të shmangur përfshirjen e fëmijëve në gjykim. Ndërsa çështja është zgjidhur tani për tani, ndarja ka sjellë problemet e saj në marrëdhënien e Brad me secilin prej fëmijëve të tij, sipas burrimeve të brendshme të Us Weekly.