Mësohet se Angelina Jolie në projektin e ri do t’i jap jetë yllit legjendar të operës Maria Callas. Këtë herë një “sfidë” e re e pret aktoren e famshme hollivudiane. Filmi biografik do të tregojë historinë e trazuar, të bukur dhe në të njëjtën kohë tragjike të jetës së sopranos së famshme. Ky projekt do të fokusohet në ditët e fundit të Maria Callas në Paris në vitet 1970.
Në një deklaratë, ylli i kinemasë deklaroi: “Unë e marr shumë seriozisht përgjegjësinë që kam për të paraqitur jetën dhe trashëgiminë e saj. Do të jap maksimumin më të mirën time. Pablo Laren është regjisori që e kam admiruar gjithmonë. Të më jepet mundësia për të sjellë historinë e Maria Callas, është një ëndërr e realizuar”, ka thënë Jolie në deklaratën e saj të parë për këtë film të radhës.
Kujtojmë se Callas është përfolur shumë edhe për lidhjen e saj me manjatin Aristotle Onassis, përpara se ai ta braktiste atë për Jackie Kennedy-n, që gjithashtu përfshihet në skenarin e filmit.