Angelina Jolie sërish kundër Brad: Masa të rrepta për fëmijët!

Showbiz

braddd
Pas divorcit që shkaktoi shumë ‘zhurmë’ midis Angelina Jolie dhe Brad Pitt, ishin të ndryshme masat që ajo mori ndaj ish-partnerit të saj, të cilat e kufizuan kohën e Brad me fëmijët e tij. Së fundmi Angelina Jolie lejoi 2 vajzat e saj për të bërë ‘shopping’, me babain e tyre duke pasur me vete një ‘bodyguard’, që do i shoqëronte kudo.

brad pitt doesnt like new bodyguard shopping with his kids backgrid ftr 300x169

Ky veprim e ka irrituar Brad, i cili është shprehur se duhet të jetë ai pranë tyre dhe jo të ndikohen nga dikush, të cilin fëmijët nuk e njohin. Ai nuk i ka aprovuar asnjëherë ‘bodyguard-ët’, që Angelina ka punësuar për fëmijët dhe është i zhgënjyer nga fakti se pas divorcit, nuk ka mundësi të kalojë më tepër kohë me ta, pavarësisht dëshirës së madhe për të qenë pranë tyre.