Angelina Jolie rrezikon të humbasë kujdestarinë e fëmijëve!

Showbiz

angelina
Edhe pse kanë gati dy vite të divorcuar, Angelina Jolie dhe Brad Pitt nuk i kanë zgjidhur ende të gjitha mosmarrëveshjet midis tyre. Çështja kryesore, mbetet kujdestaria e fëmijëve. Angelina ka refuzuar kategorikisht që t’i lejojë fëmijët të jetojnë me Brad, gjë e cila e ka çuar ish çiftin sërish në dyert e gjykatës. Konflikti i tyre duket se veç përkeqësohet. Sipas një urdhri të gjykatës të marrë nga CNN dhe të lëshuar javën e kaluar, Jolie-s i kërkohet t’iu tregojë fëmijëve të saj se “gjykata ka vendosur që ata të jetojnë me babain e tyre.”

ang kid

Pas këtyre mosmarrëveshjeve aktorja e njohur rrezikon të humbasë përfundimisht kujdestarinë e fëmijëve të saj. GJykata në Los Angeles ka vendosur se është e dëmshme për fëmijët që të mos kalojnë fare kohë më babin dhe për këtë arsye ai duhet të ketë më shumë hapësirë për ta kaluar me ta. Për momentin kujdestarinë e gjashtë fëmijëve të çiftit të njohur e ka Angelina, por duke marrë parasysh që ajo do të jetë shumë e zënë me xhirimet e filmit “Maleficient 2”, Pitt do të ketë më shumë mundësi për të takuar fëmijët e tij dhe madje mund të jetojë me ta për disa kohë.