Angelina Jolie rrëfehet për herë të parë për divorcin me Brad Pitt

Showbiz

Shumë rrallë aktorja e njohur Angelina Jolie, flet lidhur me divorcin me Brad Pitt. Pas shumë vitesh ajo ka zbuluar arsyen se pse mori një vendim të tillë.

Gjatë një interviste për British Vogue tha se “U ndava për të mirën e familjes. Ishte vendimi i duhur dhe vazhdoj të përqendrohem tek mirëqenia e tyre. Disa përfituan nga heshtja ime dhe e fëmijëve, duke shitur gënjeshtra në media”. Lidhur me fëmijët e saj thotë se, “Janë gjashtë të rinj kurajoz dhe shumë të fortë”.

Nga martesa e Angelina me Pitt, çifti pati gjashtë fëmijë, Shiloh, 12 vjeç, binjakët Knox dhe Vivienne, 11 vjeç dhe tre fëmijët e birësuar Maddox, 18 vjeç, Pax, 16 dhe Zahara, 15 vjeç.