Angelina Jolie pozon për Vogue në moshën 50-vjeçare “Po marr veten nga divorci,por ende nuk jam aty ku duhet”

Showbiz

Angelina Jolie është protagonistja e cover-it të fundit të Vogue British. 50-vjeçarja ka zbuluar detaje nga shtëpia e saj në Los Angeles ku ajo është bërë një nënë shtëpiake e cila kujdeset për 6 fëmijët e saj.

Ajo ka zbuluar se  ende po merr veten nga divorci me Brad Pitt. “Vitet e fundit kanë qenë shumëtë vështira. Kam qenë e fokusuar në sistemimin e familjes. Gjërat po rregullohen si akulli që po shkrin dhe gjaku që po rikthehet në trupin tim. Por nuk ia kam dalë, akoma jo”, është shprehur ajo.

“Dua që të arrij të jem e lumtur. Gjithë këto kohë ne vetëm jemi përpjekur të shërohemi nga gjithë problemet që kemi pasur. Jam duke shkuar tek të 50-tat e mia dhe nuk di si ndihem, por të jem e lumtur është synimi im dhe i familjes”, ka thënë Angelina gjatë intervistës.