Angelina Jolie po nis një karrierë të re larg filmit

Showbiz

Ajo është një ngs aktoret më të sukseshme dhe më të famshme hollivudiane, gjithashtu një nga më të bukurat dhe më të talentuarat. Është regjisore filmash dhe aktiviste humanitare, dhe tani Angelina Jolie po përgatitet të përfshihet në diçka krejtësisht të re dhe ndryshe. Duke lançuar një markë veshjesh dhe bizhuterish, Ylli i “Maleficent” ka aplikuar për një markë globale për biznesin, të cilin e ka quajtur “Atelier Jolie”.

Angelina ka punuar në këtë projekt për më shumë se një vit dhe shpreson që marka tregtare të miratohet në mënyrë që të mund të ecë përpara. Kjo markë mbulon përfshin gjithçka, nga bizhuteritë e bëra me porosi deri tek veshjet e stiluara. “Ajo është një avokate e madhe për modën e qëndrueshme dhe kjo është diçka ku marka do të ketë një fokus të madh. Plani është ende në fillimet e tij, por rrotat janë në lëvizje”, mësohet të ketë raportuar për mediat ndërkombëtare një burim i afërt me Jolie.

Angelina foli për rëndësinë e ‘Modës së Qëndrueshme’ në intervistën e saj më të fundit me revistën “Vogue”, duke zbuluar se po përpiqej t’i bënte gjashtë fëmijët e saj të kuptonin rëndësinë e kësaj teme. “Unë investoj në pjesë cilësore dhe më pas i vesh ato deri në vdekje. Çizmet, një pallto e preferuar, një çantë e preferuar dhe nuk e shoh të nevojshme t’i ndërroj shpesh ato”, kishte deklaruar ajo ndër të tjera.