Angelina Jolie ‘përjashton’ sërish Brad nga jeta e fëmijëve!

Showbiz

angelina
Angelina Jolie i kaluar këto pesë muajt e fundit duke kërkuar kolegjin e përshtatshëm për të birin 17-vjeçar Maddox. Ndonëse të pestë fëmijët kanë atësinë e ish-bashkëshortit të saj Brad Pitt, duket se Jolie e kanë lënë ‘jashtë’ babain e fëmijëve të saj duke mos e përfshirë në zgjedhjet që ajo bën për fëmijët.Holywoodlife shkruan se Brad është ndjerë i përjashtuar në marrjen e vendimit për të zgjedhur kolegjin e djalit të tyre 17-vjeçar, duke mos patur mundësi kështu të marrë pjesë në hapin e rëndësishëm që Maddox po hedh në jetën e tij.

angelina jolie all smiles while shopping with pax after brad pitt jennifer aniston reunite at her birthday party 01

Brad është shumë krenar për Maddox dhe do t’i pëlqente të merrte pjesë në zgjedhjen e kolegjit të duhur për të, por atë nuk e përfshinë në plan. Nuk ishte zgjedhje e Brad. Ai do të dëshironte shumë të ishte i përfshirë, por Angelina ka qenë shumë e qartë duke marrë çdo gjë vetë përsipër. Është shumë e rëndë për Pitt të ndihet kaq i përjashtuar”; është shprehur një burim pranë aktorit të njohur.