Aktorja e njohur, dihet se prej vitesh bashkëpunon me organizata në mbrojtje të fëmijëve dhe të femrave. Ajo është një aktiviste e hershme. Ndaj, edhe këshillat e saj, janë shumë të vlëfshme për vajzat që po rriten.
“Ajo çka mendoni, është e veçanta juaj. Çfarë jeni të gatshme të bëni për të ndihmuar të tjerët, për të bërë një ndryshim. Të gjitha vajzat mund të veshin një fustan të bukur dhe të grimohen. Por, bukuria nuk është kjo. Është mendja juaj ajo që do të përcaktojë bukurinë tuaj. Kërkoni brenda vetes, gjeni diçka për të cilën doni të luftoni dhe mos u tërhiqni. Një jetë e jetuar mirë, është një jetë në dobi të të tjerve, të atyre që mund të ndihmojmë.”
Vetë Angelina, është nënë e 3 vajzave Shiloh, Zahara dhe Vivienne. 42 vjeçarja u nda në vitin 2016 nga bashkëshorti dhe babai i fëmijëve të saj, Brad Pitt.
Lexo gjithashtu: PAS 11 VITEVE MARTESË, HUMBA THESARIN TIM… BRAD PITT PËRLOT TË GJITHË!