Kohët e fundit, nëpër media është duke qarkulluar një thashethem se Angelina Jolie është e fejuar me një miliarder britanik. “Life&Style” shkruan se aktorja jo vetëm që është në një lidhje, por madje mund t’i japë fund beqarisë në “Chateau Miraval”. Megjithatë, një burim pranë aktores është shprehur për “HollywoodLife” se Angelina është duke shijuar jetën e saj si një nënë beqare.
“Angelina nuk është duke njohur asnjë për momentin dhe është shumë në rregull me këtë gjë. Ajo pati një periudhë të vetmuar pas ndarjes nga Brad, por e kaloi falë dashurisë dhe vëmendjes së fëmijëve të saj. Ajo nuk është gati të njihet apo të lidhet me asnjë për seriozisht, të paktën derisa divorci me Brad të jetë finalizuar. Deri atëherë, ajo do të mundohet të fokusohet tek fëmijët dhe karriera e saj. Ajo nuk po njihet me asnjë aktor, me asnjë miliarder dhe sigurisht nuk po takohet sërish me Brad”, është shprehur ai. Më në fund situata e Angelinës u sqarua, megjithatë jemi në pritje të detajeve të reja.