Angelina Jolie dhe Brad Pitt edhe pse të divorcuar, është e vështirë t’i imagjinosh përkrahë partnerëve të tjerë. Akoma më tepër, kur mëson se ish bashkëshortja e Pitt, Jennifer Aniston, u divorcua gjithashtu. Menjëherë pas këtij lajmi, filluan aludimet e shumta se Pitt dhe Aniston, do të rikthehen bashkë.
Kjo gjë, nuk është pritur aspak mirë nga Jolie. Ajo është shumë e shqetësuar dhe ka filluar disa seanca terapie. “Angelina ndihet shumë keq, sepse Brad dhe Jennifer janë kthyer së bashku. Ajo ka menduar se kjo gjë nuk do të ndodhte kurrë. Ajo po shkon tek një terapist, për të përballuar ankthin dhe tensionin,” ka thënë një person i afërt i aktores.