Angelina Jolie më në fund në një lidhje të re!

Showbiz

angelina
Aktorja e njohur nuk është përfolur për asnjë lidhje të re, që pas divorcit nga bashkëshorti i saj Brad Pitt. Nga ana tjetër, Brad është vënë në qendër të vëmendjes disa herë, pasi është shoqëruar me disa “të dashura” të mundshme. Megjithatë, divorci i tyre nuk ishte aq i thjeshtë për aktoren, e cila ka treguar se ka bërë dhe terapi të shumta me psikologen për të kaluar këtë fazë të jetës së saj.

garret
E duket se më në fund, Angelina po ndihet më mirë dhe më e sigurt në jetën e saj. Ajo jo vetëm që mund të jetë në një lidhje të re, por po sipas burimeve po e shijon tejmase vëmendjen e Garret Hedlund. 33 vjeçari, gjithashtu aktor, është njohur me Jolie në vitin 2014. Ai ka insistuar dhe ka bërë çdo lëvizje të mundshme, për ta bindur Jolie që të fillojnë të frekuentohen, thonë burimet pranë aktorëve. Mbi të gjitha, Garret konsiderohet si një Brad Pitt i ri, përsa i përket paraqitjes fizike. Jo keq, apo jo?