Ka qenë vetë aktorja e famshme që i ka kërkuar ishbashkëshortit të saj Brad Pitt, që t’u jep fund debateve. Avokati i aktores së njohur i kërkoi ish-bashkëshortit të saj të heqë dorë nga padia e tij për pronën Chateau Miraval, të cilën ata e ndanë 50/50 të aksioneve deri në vitin 2021. Përfaqësuesi ligjor i Jolie-t, Paul Murphy tha në një deklaratë se Pitt ka kontrollin e të gjitha pronave që çifti ndajnë, si dhe kontrollin e biznesit, por megjithatë ai kërkon më shumë dhe po padit e Angelinën për 67 milionë dollarë plus dëmshpërblim. “Duke bërë këtë, Pitt vendosi në pikëpyetje arsyen pse u përpoq të ndëshkonte dhe kontrollonte Angelinën duke kërkuar një NDA të sapo zgjeruar për të mbuluar sjelljen e tij të keqe dhe abuzimin personal. Këto veprime janë thelbësore për këto procedura. Ne nuk jemi aspak të befasuar që Pitt ka frikë të dorëzojë dokumentet që tregojnë këto fakte”, vazhdoi ai në deklaratën e tij.
“Derisa Angelina i kërkon sërish aktorit Pitt t’u jap fund fjalosjeve dhe më në fund ta vendosë familjen e tyre në një rrugë të qartë drejt shërimit, përveç nëse Pitt tërheq padinë e tij, Angelina nuk ka zgjidhje tjetër veçse të marrë provat e nevojshme për të vërtetuar se akuzat e tij janë të gabuara”. Beteja ligjore e Pitt dhe Jolie filloi kur aktorja vendosi të shiste aksionet e saj të bodrumit. Pitt më vonë ngriti një padi duke pretenduar se shitja që po bënte aktorja ishte kundër marrëveshjes së tyre që ai të blinte aksionet e saj.