Angelina Jolie ka zbuluar së fundmi disa “sekrete” të vogla mbi fëmijët e saj: çfarë pëlqejnë, çfarë bëjnë dhe se si i rrisin ëndrrat për të ardhmen. Ajo ka filluar të tregojë se të 7 fëmijët e saj kanë një interes të caktuar te gjuhët e huaja: “I pyeta se çfarë gjuhësh të huaja do të dëshironin të mësonin dhe fëmijët zgjodhën si deshën. Shiloh mëson gjuhën që flitet në Kamboxhia, Pax është fokusuar te gjuha vietnameze, Mad merr leksione për gjuhën gjermane dhe ruse, Zahara flet frëngjisht ndërkohë që Vivienne mëson arabishten dhe Knox po mëson gjuhën e shenjave…” – çka do të thotë plot 7 gjuhë të ndryshme brenda familjes.
Ndërkohë, Jolie ka shtuar se i pëlqen që fëmijët të zgjedhin vetë drejtimin që ata duan të marrin në jetë. Ajo ka thënë se pavarësisht se fëmijët e tyre po rriten nga dy prindër aktorë, asnjëri prej tyre nuk ka shprehur dëshirën për të ushtruar të njëjtin profesion. “Në fakt, ata janë më të prirur ndaj muzikës. Ndonjëherë mendoj se atyre u pëlqen të punojnë për filmin, por për detaje të tij. Mad i pëlqen regjisura ndërkohë që Pax adhuron të jetë DJ”, – është shprehur Angelina Jolie.
Pas kësaj, aktorja tregoi edhe një episod të rëndësishëm të jetës së saj, pikërisht momentin kur vendosi të lindë vajzën Shiloh në Afrikë. “E bëra këtë sakrificë sepse doja të isha më në dijeni të problematikës së kujdesit ndaj shëndetit në Afrikë. Shkova në spital sepse dhembjet e lindjes më kishin nisur. Unë e kisha një pajisje për ta kuptuar këtë ndërkohë që kur shkova atje pashë një spital të mbushur plot me femra që prisnin të lindnin dhe askush nuk ishte e sigurt nëse ishin apo jo me dhembjet e lindjes. Gjendja ishte tragjike. Megjithatë mendoj se çdo gjë do të përmirësohet sepse ka njerëz me dëshirë për ta ndryshuar atë vend, që po punojnë shumë”, – ka përfunduar Jolie.