Angelina Jolie fotograhet e lumtur pranë miliarderit David Mayer de Rothschild

Showbiz

Angelina Jolie është fotografuar së fundmi duke biseduar me miliarderin David Mayer de Rothschild, teksa po largoheshin nga një drekë së bashku në një restorant në Malibu, Kaliforni. Në fotografitë e shkrepura nga paparacët shihet aktorja duke buzëqeshur teksa po dilte nga dera e restorantit.

Jolie tepër elegante, veshur një fustan të zi, taka të larta e syze dielli, krijonte përshtypjen se kishte treguar një kujdes të veçantë për këtë takim! Nga ana tjetër edhe Mayer de Rothschild, që përflitet si një nga emrat më të pasur në botë, shfaqej gjithashtu në humor mjaft të mirë. Takimi i tyre mund të kishte qenë i lidhur me punën, pasi detajet mbi takimin e tyre nuk u raportuan specifikisht nga mediat.

De Rothschild është avokat dhe ka punuar si ambasador për markën e makinave Hyundai IONIQ (ajonik). Ndërkohë, ylli i Hollywoodit për 20 vjet ka punuar me refugjatët si e dërguar speciale në Kombet e Bashkuara.