Angelina Jolie ka nisur procedurën e ndarjes nga Brad Pitt, bëhet e ditur sipas raportimeve të fundit.
TMZ raporton se aktorja ka paraqitur dokumentet e caktuara të hënën, duke cituar dallimet mes tyre si arsye të ndarjes.
Jolie madje bëhet e ditur se ka kërkuar edhe kujdestarinë për gjashtë fëmijët. Jolie dhe Pitt filluan marrëdhënien më 2004 dhe u martuan në gusht të vitit 2014.