Si do ndahen 555 milionë dollarë ndërmjet Angelina Jolie dhe Brad Pitt?

Showbiz

Angelina Jolie Brad Pitt Cannes

Pas dy vjet martese, Brad Pitt dhe Angelina Jolie kanë vendosur të divorcohen dhe kjo e fundit ka kërkuar kujdestarinë për të gjashte fëmijët! Që nga viti 2004 të dy kanë fituar një shumë marramendëse prej 555 milionë dollarësh.

Pyetja është si do t’i ndajnë? Përpara se të martoheshin ata të dy kanë nënshkruar një kontratë në të cilën kanë rënë dakort sipas ligjit kalifornian, se në rast divorci pasuria e tyre do të ndahet në mënyrë të barabartë, pra 50/50.

Që nga 2014, vit në të cilin çifti holliwood-ian vendosi të martohet, ata kanë fituar te dy një shumë prej 117,5 milionë dollarësh.

Ata të dy kanë blerë 12 prona, por të githa përpara se të martoheshin, nga të cilat shtatv prej tyre i takojnë Pitt dhe dy Angelina-ës, tre të mbetura janë blerë nga të dy por përpara se  të kurorëzonin dashurinë e tyre. Megjithatë sipas reportimeve të TMZ, asetet e të dy palëve do të ndahen në mënyrë të barabartë.

howwillll