Angelina dhe Brad, për herë të parë bashkë pas 2 vitesh!

Showbiz

angelina
Angelina Jolie dhe Brad Pitt janë kthyer në dyshen më të komentuar në media. Divorci i tyre bëri shumë bujë dhe pas kësaj ata nuk kishin aspak marrëdhënie të mira. Ish-partnerët nuk po arrinin në një konsensus për kujdestarinë e fëmijëve dhe kjo gjë e përkeqësonte situatën. Por me sa duket pas shumë përpjekjesh ata ja kanë dalë të përmirësojnë gjendjen dhe pas 2 vitesh janë fotografuar së bashku.

IMG 20190201 WA0000 600x400

Së fundmi ata janë fotografuar duke dalë nga disa zyra në Los Angeles dhe pranë tyrë qëndronin edhe fëmijët. Dyshja po mbyllnin çështjet e divorcit, megjithatë kuptohej se tani marrëdhënia është përmirësuar dhe janë duke u përpjekur që të pajtohen për hir të fëmijëve.Thuhet se Jolie dhe Pitt kanë arritur në një marrëveshje për kujdestarinë e fëmijëve dhe të dy janë të lumtur për këtë.