Modelja e njohur shqiptare, njihet për format perfekte dhe bukurinë e saj. Por nga çka kemi parë në rrjetet e saj sociale, Angela nuk është amvisa tipike shqiptare. Megjithatë këtë herë na ka befasuar me disa foto në kuzhinë, ku shfaqet teksa është duke pregatitur diçka. Diçka për të ngrënë do thoni ju? Sigurisht që jo!
E vetmja gjë që e ka bërë Angelën të merret me “kuzhinën” është një set i ri fotosh. Modelja e ka theksuar edhe vetë gjithashtu në postimin e saj se nuk ka gatuar asnjëherë dhe nuk do të gatuajë kurrë. Kështu që mjaftohuni me disa foto në kuzhinë, se Angelën duke pregatitur ndonjë vakt vështirë se kemi për ta parë ndonjëherë.