Tenori i madh italian Andrea Bocelli ka deklaruar ditën e sotme para gazetarëve se ai ka qenë i infektuar me Covid-19.
Ai u shpreh se në 10 mars kishte bërë tamponin ku me pas kishte rezultuar pozitiv, por Bocelli shpjegoi se nuk kishte pasur ndojnë problem të veçantë, vetëm pak ethe.
Më tej ai shtoi se e infektuar kishte qenë dhe gruaja e tij.Ndërsa sot ai ishte në spitalin Cisanello në Pisa për të dhuruar plazmën për qëllime studimi.
Kujtojmë që Bocelli dha një koncert të pazakontë në sheshin e boshatisur të ‘Duomos’ në Milano në shenjë shprese për periudhën e errët, që po kalon Italia nga koronavirusi.