Nicki Minaj mund të gjykohet shpesh për zhveshjet e saj apo për tekstet shumë provokuese dhe me nevojë censurimi herë pas here, por duhet parë përtej kësaj. Këngëtarja ka dhuruar shuma parash për të gjithë ata studentë që i kërkuan ndihmë në twitter. Mjaftoi vetëm një ngacmim nga një prej fansave të saj i cili i kërkonte këngëtares t’i paguante shkollimin dhe ajo është treguar e gatshme duke shpallur konkurs madje në rrjetin social. Një tjetër fans ka shkruar nëse mund ta ndihmojë pasi ishte emigrant dhe dëshironte shumë të shkonte në shkollë, por nuk mundej. Nicki ka pyetur vetëm sa është shuma që nevojitej. Ndërsa një tjeter kërkoi 1 mijë dollar për kurset dhe Nicki i shkruajti “më jep llogarinë bankare dhe nesër kjo punë ka marrë fund”. Këngëtarja premtoi se këtë ndihmë do ta ofronte dhe pas 1 ose 2 muajsh. Nicki është dalluar si një artiste që gjithmonë ka trumpetuar faktin se te gjithë duhet të arsimohen. Madje në një nga rastet kur ka qenë e ftuar tek Ellen de Generes, i ka keshilluar dy fanset e saj të vogla të ndjekin shkollën dhe se dhuratat që ajo do u bënte ishin librat.