Ana e errët e Meghan Markle: Varfëri dhe intimitet, të rrëfyera në ditar!

Showbiz

markle
Një tjetër skandal ka pushtuar mediat, përsa i përket jetës private të aktores e cila së shpejti do të jetë bashkëshortja e Princit të Anglisë. Sipas këtij lajmi, ajo ka patur një blog ku rrëfente të gjitha sekretet e jetës së një aktoreje. Sigurisht, identiteti i autorit të këtij blogu mbahej i fshehtë. Blogu i quajtur “Thë Working Actress”, ishte i mbushur me detaje nga jeta e përditshme e një aktoreje në Los Angeles.

markle2
Në të, ajo ka rrëfyer ditët ku ishte e uritur, ku nuk mund të blinte dot asgjë. Gjithashtu netët ku është dehur me verë marketi, si dhe përdorimin e sensualitetit të saj në marrëdhënie pune. Në këto shkrime, ajo e konsideronte veten si “vajza me gjoksin magjik” dhe nuk ngurronte as të përdorte sharje të ndryshme.

spice3
Që pas publikimit të këtij lajmi, blogu është zhdukur pa lënë gjurmë. Çdo lajm në të, është i pa-aksesueshëm tashmë. Ndërkohë, familja mbretërore, nuk ka bërë asnjë deklaratë lidhur me këtë skandal.

markle 4