Aktorja Amine Gulse dhe futbollisti Mesut Ozil, janë ndër çiftet e preferuara turke. Dy të rinjtë, përveç sukseseve përkatëse në karrierë, kanë tërhequr vëmendjen edhe me historinë e tyre të bukur të dashurisë. Mirëpo, kohët e fundit po përflitet për një ndarje mes tyre.Kjo pasi futbollisti është fotografuar së bashku me lojtarët e skuadrës së tij, Arsenalit, në një klub duke festuar në praninë e shumë femrave.
Fotot të cilat tregonin futbollistët duke konsumuar alkool dhe drogë, kaluan pa u komentuar nga Amine. Megjithatë, me vetëm një veprim, Amine tregoi se çifti vazhdojnë të jenë bashkë dhe problemet e tyre i kanë zgjidhur pa bërë shumë zhurmë mediatike. Amine ka postuar një foto të tyre, duke i vënë kapak të paktën momentalisht të gjitha thashethemeve rreth ndarjes së tyre.Madje jo vetëm kaq, por Amine ka treguar se familja e tyre e vogël është shtuar me një pjestar, duke u referuar kështu qenushit të ri që çifti kanë marrë.