Amine Gulse dhe Mesut Ozil flasin për dasmën e shumëpritur!

Showbiz

aminemesut
Aktorja e njohur Amine Gulse dhe futbollisti Mesut Ozil, pritet që të kurorëzojnë dashurinë e tyre gjatë kësaj vere. Dy të rinjtë, publikuan pak muaj më parë momentet nga propozimi romantik për martesë dhe që prej asaj kohe, lajmet për dasmën e tyre kanë qenë të shumta. Duke filluar që nga vendi ku do zhvillohet ceremonia, tek veshjet e çdo detaj tjetër që përmban një dasmë.

amine gulse 142553UG

Mirëpo, për të gjithë ata që besuan se çifti do të bënin tre dasma, një në Gjermani, një në Suedi dhe një në Turqi, për shkak të familjes dhe miqve të zgjeruar që kanë në këto vende, atëherë gaboheni. Amine ka thënë se do të ketë vetëm një dasmë, por nuk e ka zbuluar se në cilin vend do të zhvillohet ajo. “Jemi shumë entuziastë dhe mezi po e presim. Martesa për ne është diçka e shenjtë. Duhemi jashtëmase dhe nuk jemi aspak xhelozë për njëri-tjetrin. Mbi të gjitha, kemi shumë besim tek njëri-tjetri. Kështu që mezi po presim ditën e madhe,” ka thënë Amine.