Ameli nxjerr shëtitje vëllanë e vogël

Showbiz

 

Miriami dhe Albani u bënë prindër të një djali të vogël disa javë më parë, të cilin e pagëzuan me emrin Duam. Dhe meqë dje ishte mot i mirë dhe me diell, ata vendosën të dalin në ajër të pastër dhe për Duam kjo ishte shëtitja e parë në natyrë.

Amelia, si motër e madhe që është tani, kujdeset që ta shtyjë vetë karrocën dhe në fytyrë ka një shprehje lumturie.

‘Shëtitja e parë motër e vëlla’, ka shkruar Miriami përkrah fotos së Amelisë dhe Duam. Ndërkaq, fansat e familjes Skënderaj mezi presin të njohin më nga afër të voglin e familjes.

Që prej datës 14 janar, ata janë katër. Miriami dhe Albani treguan se emri i vogëlushit është shumë i veçantë jo vetëm sepse është titulli i këngës së tyre, por edhe inicialet e emrave të tyre si prindër janë në mes të bashkimit të dy emrave të vogëlushëve DU-AM-ELI, si një shtyllë ku ata mund të mbështeten gjithmonë.