Familja Skënderaj prej pak kohësh është shtuar me një anëtar të ri dhe e gjithë vëmendja e familjes është mbi të, veçanërisht e motrës, Amelisë. Miriami ka postuar një foto të të dyve ku Amelia qëndron pranë karrocës duke u përkujdesur për vallën e me siguri duke i thënë fjalë përkëdhelëse. Kështu bëjnë motrat e mëdha.
Albani dhe Miriami ende nuk na e kanë prezantuar portretin e më të voglit të shtëpisë. Djali i tyre erdhi në jetë më 14 janar të këtij viti dhe prindërit e pagëzuan me emrin e një prej këngëve më të bukura të tyre ‘Duam’.