Amber Rose bën tatuazh në ballë emrat e dy djemve të saj

Showbiz

Modelja me famë botërore, Amber Rose, i ka lënë të gjithë pa fjalë me veprimin e fundit. Ajo ka bërë tatuazh ballë emrat e dy djemve të saj në ballë.

Amber ka shkruar Slash dhe Bash dhe ka marrë vëmendjen e të gjithëve me daljen e saj të parë me tatuazhet.

Fansat e modeles nuk i kanë pritur mire këto tatuazhet, duke u shprehur se dukej më e bukur pa to.

Kujtojmë që djali i madh i Amber, Sebastian Taylor, është fryt i marrëdhënies së saj me Wiz Khalifa, kurse djali i dytë, Slash Electric, nga lidhja me Alexander Edwards.