Aludohej se menaxheri i saj mbante gazetarët larg, Serenay merr vetë situatën nën kontroll!

Showbiz

serenay event
Serenay Sarikaya, aktorja kryesore e serialit që ndiqni çdo të enjte në Tring, “FI”, ka qenë së fundmi e pranishme në një event. Këtë herë, Serenay është “detyruar” të flasë me gazetarët, pasi imazhi i kompanisë që bënte eventin ishte pikërisht ajo. Më herët është aluduar se menaxheri i aktores, bën ç’është e mundur për të mbajtur larg paparacët dhe gazetarët, duke i bllokuar atyre çdo mundësi kontakti me Serenay.

serenay sari 135237PL

Megjithatë, aktorja ka hedhur poshtë këto aludime, duke thënë:”Ja ku jam, duke folur me ju. E dini si është puna? Ndonjëherë mund të jem shumë e lodhur, ndonjëherë mund të jem shumë me nxitim, e ndonjëherë mund të mar kohën e duhur për të folur me ju. Kështu që nuk ka asnjë problem nëse flas me gazetarët, thjesht jo gjithmonë është momenti i përshtatshëm për ta bërë këtë gjë.”