Alp Navruz feston 33 vjetorin!/ İlayda Alişan rrezaton në ditëlindjen e tij por aktori mohon kategorikisht thashethemet për romancë

Showbiz

Alp Navruz ka mbushur 33 vjeç! Aktori duke treguar se si ndihej në ditëlindjen e tij u shpreh: “Ne mësojmë diçka të re në çdo moshë.Takojmë njerëz të rinj, mësojmë nga gabimet tona dhe përmirësohemi”.

Aludimeve se kishte krijuar afrimitet me aktoren e njohur të brezit të ri İlayda Alişan , aktori iu përgjigj: “Me siguri ky lajm është shkruar sepse unë jam vetëm dhe ndihem shumë mirë. Nuk ka njeri në jetën time.Kjo sepse e kurseva të gjithë kohën për veten dhe punën”. Mes atyre që morën pjesë në ditëlindjen e aktorit ishin emra të njohur si İlayda Alişan, Hazal Sebaşi  si edhe çifti İrem Helvacıollu e Yolaç Ozçan.

 

Duke treguar se vazhdon të jetë i angazhuar me projekte të reja, Navruz zbuloi se aktualisht ka lidhur një kontratë me një agjensi reklamuese dhe një pjesë të madh të kohës  ndodhet jashtë qytetit. Aktori i është përgjigjur edhe thashethemeve se do të jetë pjesë e projektit “Dashuri e Ndaluar” në rolin e personazhit të Behlulit në filmin ku Bihteri është bërë zyrtare tashmë që do të interpretohet nga aktorja Farah Zeynep Abdullah: “E kam dëgjuar këtë, por unë nuk di asgjë konkretisht. Nëse ekipi i këtij projekti interesohet për emrin tim, sigurisht unë do të ulem përballë produksionit për të diskutuar dhe negociuar“.