Alp Navruz dhe Ayca Turan janë një nga çiftet e famshëm të aktorëve për të cilët sezoni i pushimeve tashmë ka filluar. Ashtu si pjesa më e madhe e yjeve të kinemasë turke, edhe për dyshen e famshme, Bodrumi ishte zgjedhja e ditëve të fundit. Për protagonistin e serialit “Mos ma lësho dorën” dhe të dashurën e tij 29-vjeçare, aktoren Ajça Turan me të cilën krijoi një lidhje dashurie që lindi nga bashkëpunimi i tyre i parë, këto janë pushimet para zyrtare, ku atyre nuk iu duhet më t’i fshihen syrit kureshtar të publikut apo vëmendjes mediatike.
