Almeda zbulon se kujt i ngjan më tepër djali i sapo ardhur në jetë!

Showbiz

Vetëm 4 ditë më parë, Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman u bënë prindër të një djali. Si Almeda ashtu dhe Tolgahan, ishin tepër të emocionuar dhe kjo mund të dallohej fare qartë nga gëzimi në fytyrat e tyre në fotot e para si familje. Por me dy prindër kaq të bukur, të gjithë janë kuriozë të dinë se kujt i ngjan vogëlushi.

Këtë Almeda e ka zbuluar për një media turke, “UçanKus Tv”, ku ka zbuluar se Efehan është një kopje e babait të tij. “Unë linda një Tolgahan. Kur ma dhanë në krahë dhe e pashë, i thashë madje: ‘Po ky qenka fiks si ty!’, është shprehur bukuroshja shqiptare. Përveç ngjashmërisë fizike, Efehan ka dhe të njëjtin grup gjaku si Tolgahan, 0+.