Elvana Gjata e suksesshme edhe në Turqi, këtë na e tregon Almeda!

Showbiz

elvanaalmeda
Mes dy vajzave dihet tashmë që ka një miqësi të bukur. I kemi parë ato teksa kanë pushuar bashkë, kanë ndjekur koncertin e Beyonce në Francë apo edhe kanë kaluar kohë me kolegët respektivë të njëra-tjetrës. Almeda dhe Elvana edhe pse shumicën e kohës larg, gjejnë gjithmonë mënyra për ta vlerësuar njëra tjetrën dhe punën e tyre.

almeda elvana

Së fundmi, Almeda ka postuar një video në Insta Story, ku dëgjohet në makinë kënga e Elvanës. Dhe nëse mendoni se këngën e ka vënë ajo, gaboheni. Kënga ishte duke u luajtur në një radio turke dhe Almeda u sigurua ta filmonte këtë moment, duke e ndarë me ndjekësit e saj dhe sigurisht duke përmendur Elvanën.

elvana almeda

Së shpejti pritet që edhe Almeda t’i futet tregut muzikor, pasi para pak ditësh ka njoftuar se ka mbyllur xhirimet e klipit të këngës së saj të parë.

40152216 228500687822499 4543861329408032768 n