Duket se natyra ka dhënë më të mirën kur ka krijuar fizikun e Tolgës dhe Almedës. Megjithatë të duash famën e të ruash standardin e një ylli, kërkon që edhe dhuratën e natyrës, të dish ta mirëmbash. Të dy janë të bukur e kanë linja perfekte. Sigurisht që secili ka regjimin e tij për këtë. “Kujdesemi shumë për ushqimet, – tregon Almeda. – Mundohemi të mos hamë të ashtuquajturat tre helmet e bardha: sheqerin, miellin dhe kripën. Pastaj, sigurisht që bëjmë fitness dhe nuk mund t’i ndahemi, sepse pamja fizike është pjesë e punës sonë. Është pak e vështirë, sepse të dy e dashurojmë ushqimin, por respekti për veten dhe punën na bën të përmbahemi”. Dieta e tyre, bazohet kryesisht në proteina dhe shumë ujë.
Shkëputur nga revista Living VERË
Nga Elona Jaçellari/ Fotografia Endrit Mërtiri