Bukuroshja shqiptare Almeda Abazi dhe aktori turk Tolgahan Sayisman vitin e kaluar u bënë prindër për herë të parë. Ardhja në jetë e Efehanit i gëzoi dhe emocionoi pafund çiftin shumë të pëlqyer nga publiku. Të dy ata i janë përkushtuar vogëlushit që atij të mos i mungojë asgjë e ndërkohë e kanë rritur me dy gjuhë, atë turke dhe shqiptare.
Së fundmi Almeda i ka kthyer përgjigje pyetjeve të shumta të ndjekësve në Instagram dhe një prej tyre e pyet nëse Efehani di ndonjë fjalë shqip. Almeda edhe më parë ka treguar se i ka mësuar Efehanit shqip dhe i flet në gjuhën tonë. Por këtë herë bukuroshja zbuloi një detaj më shumë. Efehani i thërret nënës së Almedës “Nonaaa”.