Almeda tregon blerjet e para për djalin që pritet të vijë së shpejti në jetë!

Showbiz

 640 0 5c080af4b38df

Almeda Abazi muaj më parë ndau me të gjithë fansat lajmin e bukur të pritjes së ëmbël. Bukuroshja shqiptare do të bëhet nënë e një djali, i cili pritet të vijë shumë shpejt në jetë. Tashmë Almeda është duke hyrë në muajin e 9-të dhe kjo do të thotë se pritja e ëmbël po afrohet drejt fundit. Këtë gjë sapo na i vërtetoi edhe barku i rrumbullakosur i mami Almedës, që tani duket shumë i madh.

bebi

Nga fotoja e publikuar në ‘Instagram’, duket se ditët e fundit Abazi ka vendosur t’i shijojë në qetësi të plotë.Mund të kuptohet se Almeda ka bërë gati çdo gjë, madje edhe këpucët e vogëlushit dhe tani po pret vetëm ardhjen e tij në jetë. Ky do të jetë gëzimi i parë për aktoren shqiptare dhe bashkëshortin e saj, Tolgahan Sayisman. Dyshja e njohur kanë 2 vite të martuar dhe me siguri tani presin me padurim të voglin e tyre.