Në qendër të lajmeve turke sot janë vënë çifti Almeda Abazi dhe Tolgahan Saysiman. Sipas shtypit turk, ish Miss Shqipëria ka qenë e pranishme gjatë xhirimeve të filmit “Perla e zezë” ku interpretojnë bashkëshorti i saj dhe aktorja e njohur Hande Ercel. Teksa realizohej skena e puthjes mes tyre, raportohet se bukuroshja shqiptare është nervozuar dhe ka dashur të ndërpresë vazhdimin e xhirimeve. Ajo është drejtuar për tek regjisori i serialit dhe thuhet se ka qendruar aty për dy orë për të parë çdo lëvizje në shesh xhirim. Edhe më parë, ndjekësit e saj i shkruanin se “një puthje është e rrezikshme, bëj kujdes”.
Gjithsesi, nuk ka vonuar shumë dhe Almeda ka kthyer një përgjigje nëpërmjet një story në instagram.
“Ai që i shkruan këto lajme, me siguri as nuk i lexon më parë. Është e turpshme. A kam shkuar në shesh xhirim? Epo, nuk mund të qendroj vetëm në shtëpi e mbyllur. Shkova për të parë ‘skenën e shumëpërfolur’ sepse ma kërkuan. Unë e di me kë jam martuar dhe më vjen keq për lajmet që ju shkruani” – ka thënë ndër të tjera Almeda.