Tolgahan ishte i pari që ndau foton e vajzës së tij dhe Almedës në rrjetet sociale, kurse kjo e fundit, e bëri pas urimit të saj për ditën e baballarëve.
Ajo ka shpërndarë një foto të saj ndërsa mban në krah të voglën, Alinën, e cila erdhi në jetë më 8 qershor dhe pranë tyre është Tolga. Imazhi i së voglës nuk duket qartë, por dyshja së fundi ka vendosur të ruajë më shumë privatësinë në lidhje me jetën e tyre dhe të fëmijëve të tyre.
“Mirë se erdhe princesha jonë, Alina. Ti na solle gëzim të gjithëve”, shkruan Almeda përkrah imazhit të postuar në Instagram.